Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Qeveria miraton nisma të rëndësishme të Ministrisë së Drejtësisë

Qeveria miraton nisma të rëndësishme të Ministrisë së Drejtësisë

Prishtinë, 26/02/2025
Në mbledhjen e saj të radhës, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar një sërë nismash të propozuara nga Ministria e Drejtësisë, të cilat synojnë forcimin e sistemit të drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka prezantuar dhe lexuar propozimet, të cilat përfshijnë:

Rishikimi i Strategjisë për Sundimin e Ligjit dhe Plani i Veprimit 2025-2026

Ky dokument strategjik përcakton pesë objektiva kryesore: (1) Gjyqësorin dhe prokurorinë efikase, profesionale dhe me integritet; (2) Fuqizimin e sistemit të Drejtësisë Penale; (3) Fuqizimin e sistemit të Drejtësisë Civile dhe Administrative; (4) Digjitalizimin e drejtësisë; dhe (5) Qasjen në drejtësi. Plani i Veprimit përmban 325 veprime konkrete për zbatim nga institucionet përkatëse.

Projekt-Rregullorja për Mekanizmin Koordinues Lokal për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna në Baza Gjinore

Kjo rregullore përcakton përgjegjësitë e institucioneve lokale në mbrojtjen e viktimave të dhunës dhe rrit rolin e kryetarëve të komunave në këtë proces, duke siguruar koordinim më të fortë dhe mbështetje më efikase për viktimat.

Linja Telefonike Emergjente për Viktimat e Dhunës

Ky udhëzim administrativ parashikon krijimin e një linje telefonike të dedikuar për viktimat e dhunës, duke ofruar ndihmë të menjëhershme, këshillim dhe referim te shërbimet përkatëse.

Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit për Komisionin e Ankesave

Është miratuar emërimi i z. Xhemajl Pllana si anëtar i Komisionit të Ankesave të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politik, duke siguruar funksionimin e rregullt të këtij mekanizmi.

Foto Galeria