
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, është dëshmuar vital në luftimin e krimit dhe në sjelljen e të kërkuarve për vepra penale para organeve të drejtësisë.
Tutje ministrja Haxhiu tha se me plotësim-ndryshimin e Traktatit Dypalësh do të forcohet bashkëpunimi dypalësh dhe do të përfshihen dispozita që parashohin edhe ekstradimin e shtetasve italian në Kosovë dhe anasjelltas.