Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e tetë, miratoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale.
Marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve të të dyja vendeve në sigurimin e provave, zhvillimin e procedurave penale dhe luftimin e kriminalitetit përtej kufijve shtetërorë.
“Kjo Marrëveshje forcon kuadrin ligjor të bashkëpunimit mes dy shteteve tona në çështjet penale, dhe rregullon procedurat për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, si dhe krijimin e grupeve të përbashkëta hetimore, me qëllim të rritjes së efikasitetit në luftimin e krimit transnacional”, tha Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Përmes kësaj Marrëveshje, do të krijohen rregulla të përbashkëta për shkëmbimin e provave, kryerjen e veprimeve hetimore dhe procedurale, si dhe trajtimin e kërkesave për ndihmë juridike, duke përcaktuar qartë përgjegjësitë e autoriteteve të të dy shteteve dhe kushtet për zbatimin ligjor