Në fjalën e tij, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se Marrëveshja për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale ka për qëllim krijimin e një baze ligjore dypalëshe si dhe forcimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fushën e ndihmës juridike në çështjet penale në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës
Ndërsa për Marrëveshjen për Ekstradim, zëvendësministri Sallahu tha se qëllimi i saj është forcimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit në fushën e ekstradimeve në mes të dy vendeve si dhe përcaktimi i detyrimeve për ndërmarrjen e veprimeve nga dy vendet nënshkruese për të ekstraduar personat që kërkohen për tu ndjekur penalisht apo për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga organet e shtetit përkatës.
Këto dy Marrëveshje, do të harmonizojnë dhe lehtësojë procedurën ligjore, në mënyrë që të mundësojë bashkëpunim sa më të frytshëm dhe efikas në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.