
Zëvendësministri Qorrolli gjatë punëtorisë theksoi se hulumtimi dhe shkrimi efektiv ligjor janë thelbësore për një sistem ligjor të ndërtuar mbi parimet e drejtësisë dhe integritetit. Ai shtoi se kjo përpjekje për të avancuar aftësitë ligjore është një hap drejt rritjes së cilësisë së vendimmarrjes në drejtësi dhe krijimit të një mjedisi ku ligji zbatohet me saktësi dhe transparencë.
Po ashtu, Qorrolli, duke falënderuar zyrtarët dhe ekspertët e SHBA-së, të cilët ndihmuan në organizimin e kësaj punëtorisë, theksoi se bashkëpunimi me institucione të tjera dhe shkëmbimi i përvojave ndërkombëtare kontribuojnë në avancimin e sistemit ligjor në vend.
Në këtë punëtori, përveç diskutimeve, u zhvillua edhe një ushtrim praktik mbi hulumtimin ligjor praktik, me përdorimin e platformës elektronike "Lexdoks". Kjo përvojë praktike u ofroi pjesëmarrësve një mundësi të mirë për të eksploruar dhe praktikuar mënyrën se si teknologjia informative mund të përdoret për të ndihmuar në hulumtimin dhe analizën e informacionit ligjor.
Ky ndërveprim midis teknologjisë së avancuar dhe fushës së drejtësisë do të ndikojë thellësisht në përparimin dhe efikasitetin e procesit të analizës ligjore.