Skip to content
Qorrolli: Projektligji për Realizimin e të Drejtës për Gjykim Brenda Afatit të Arsyeshëm Kohor do të evitoj pasojat që vijnë nga stërzgjatja e lëndëve në gjykatë

Qorrolli: Projektligji për Realizimin e të Drejtës për Gjykim Brenda Afatit të Arsyeshëm Kohor do të evitoj pasojat që vijnë nga stërzgjatja e lëndëve në gjykatë

Prishtinë, 12/07/2024

I pranishëm në këtë Punëtori ishte edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Burim Ademi, zyrtari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhat Kelmendi, përfaqësuesi i BE-së, Mats Persson si dhe përfaqësues nga shoqëria civile, IKD, GLPS.

Në fjalën e tij, zëvendësministri Qorrolli tha se ky Projektligj është jetësim i së drejtës për gjykim brenda afatit të arsyeshëm kohor dhe se do të ndihmoj në zvogëlimin e lëndëve në gjykatë dhe po ashtu do të bëj kompensimin e drejtë të dëmit.

Tutje Qorrolli tha se si pasojë e numrit të lartë të lëndëve të pazgjidhura, Ministria e Drejtësisë është detyruar të nxjerr një ligj të veçantë për t’i evituar këto pasojat.

Sipas tij, ky Projektligj mishëron standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykatës Kushtetuese dhe praktikat më të mira andaj kërkoi nga të pranishmit që të japin kontributin e tyre përmes komenteve të ofruara.

Skip to content