
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raportoi sot para Komisionin për Legjislacion lidhur me Traktatin e nënshkruar mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale.
Traktati do të rregullojë procedurën rreth ofrimit të ndihmës juridike të ndërsjellë në çështjet penale mes dy vendeve, duke ngërthyer standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, si dhe duke reflektuar praktikat më të mira evropiane përkitazi me kërkesat e kohës.
Në prezantimin e saj, Ministrja Haxhiu theksoi se përmes këtij Traktati parashihet marrja e dëshmive përmes video-konferencës, komunikimi i drejtpërdrejt në mes të organeve tona gjyqësore, si dhe ngrirja, sekuestrimi dhe konfiskimi i të ardhurave nga krimi dhe instrumentet e përdorura për kryerjen e krimit.
Tutje, Ministrja informoi Komisioni se ‘Traktati po ashtu rregullon transferimin e përkohshëm të personave, ndarjen e aseteve të konfiskuara, shkëmbimin spontan të informacionit, dhe aspekte të tjera të rëndësishme të cilat lehtësojnë bashkëpunimin mes organeve të drejtësisë të dy vendeve.’
Ministrja Haxhiu theksoj se Traktati në fjalë është hartuar në përputhje me Konventën e Këshillit të Evropës për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, si dhe protokollet e saj shtesë.
Në fund, Ministrja Haxhiu informoj Komisionin për Legjislacion lidhur me iniciativat e reja të Ministrisë së Drejtësisë për thellimin e bashkëpunimit juridik me vendet mike në çështjet penale dhe civile.