Skip to content
Reagim ndaj shkrimit të gazetës “Zeri” botuar me 21 Nëntor 2016

Reagim ndaj shkrimit të gazetës “Zeri” botuar me 21 Nëntor 2016

Prishtinë, 21/11/2016

Artikulli: Kërkohen dorëheqjet për rastin “Dehari”, në mënyrën më joprofesionale, kërkesat e opozitës i atribuohen si të ishin kërkesa të institucionit tejet respektabil, Scotland Yard.

Prishtinë, 21 Nëntor 2016 – Zyra e Komunikimit Publik e Ministrisë së Drejtësisë, reagon ndaj shkrimit të gazetës “Zëri”, të autorit Alban Selimi, me titull: Kërkohen dorëheqjet për rastin “Dehari” të datës 21 nëntor 2016, për shkak të shkarjeve të rënda që bien ndesh me parimet themelore për informim objektiv.

Ministria e Drejtësisë, disa ditë pas vdekjes së Astrit Deharit, i ka shkruar letër më 11 Nëntor 2016, ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O'Connell nga i cili ka kërkuar përfshirjen në hetime shtesë, për të mos lënë asnjë hapësirë për dyshime potenciale. 

Në letrën që "Zëri" e ka siguruar nga burimet e saj, ministrja Hoxha, ftoi policinë metropolitane (Scotland Yard) që në mënyrë të ndarë të kryej një hetim në lidhje me këtë çështje. 

Zëri ka publikuar ditë më parë, letrën e plotë drejtuar ambasadorit britanik, ku ka kërkuar hetim të pavarur, më 11 Nëntor 2016.

Artikulli në mënyrën më joprofesionale, kërkesat e opozitës ia atribuon si të ishin kërkesa të institucionit tejet respektabil, Scotland Yard.

Kërkojmë botimin e reagimit ndaj këtij artikulli për këtë lëshim të rëndë të gazetës “Zëri”, në numrin e gazetës së nesërme, më 22 nëntor 2016, si dhe kërkim falje për këtë spekulim.

Foto Galeria

Skip to content