Skip to content
Reagim nga Ministria e Drejtësisë

Reagim nga Ministria e Drejtësisë

Prishtinë, 23/11/2016

Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës, reagon ndaj shkrimit të portalit "Insajder" me titull "Ministria suspendon përnjëmend zyrtarët e Shërbimit Korrektues".

Njoftojmë opinionin se ky shkrim është dezinformues dhe i pasaktë.

Shkrimi pretendon të njoftojë se kinse Ministria ka suspenduar "përnjëmend" zyrtarët për të cilët ka njoftuar më datën 19 tetor 2016.

Shkrimi është i pasaktë, sepse portali në fjalë si duket nuk e ka kuptuar komunikatën e Ministrisë të lëshuar sot, madje as atë të 19 tetorit. 

Për hir të korrektësisë, portali në fjalë, duhet sqaruar opinionit se këtu bëhet fjalë për dy raste të ndryshme të suspendimit. Rasti i parë ku zyrtarët janë suspenduar, ka qenë me datën 19 tetor 2016, kurse rasti i dytë është me datën 23 nëntor 2016, do të thotë, bëhet fjalë për dy raste të ndryshme dhe të ndara dhe assesi për rast të njëjtë, siç dezinformon portali Insajderi. Në të dy rastet, zyrtarët janë suspenduar në ditën e njëjtë, kur është bërë publik njoftimi.

Ministria e Drejtësisë, gjegjësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës, konsideron se informimi i drejtë dhe objektiv është i detyrueshëm për mediat e lira dhe të paanshme. 

Me respekt,
Zyra e Komunikimit
Shërbimi Korrektues i Kosovës 

Foto Galeria

Skip to content