
Lidhur me pretendimet për kontraktimin e paligjshëm të ekspertëve që nuk janë ekspertë mjekoligjor, ende nuk kemi parë një reagim të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Një veprim i tillë e dëmton funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe cenon liritë dhe të drejtat e palëve në procedurë.
Ministria e Drejtësisë me të kuptuar shkeljet me pagesat e kundërligjshme që i kemi adresuar përmes konferencës ditë më parë, ka filluar menjëherë të ndërmarrë veprime për ndalimin e një skeme të tillë të kundërligjshme dhe bashkëvepruese ndërmjet akterëve të lartcekur.
Ministria e Drejtësisë është e pakompromis deri në eliminimin e çdo parregullsie dhe paligjshmërie pavarësisht se nga kush janë bërë.