Skip to content
Reforma në Drejtësi mblodhi përfaqësuesit institucional dhe ata ndërkombëtar

Reforma në Drejtësi mblodhi përfaqësuesit institucional dhe ata ndërkombëtar

Prishtinë, 07/04/2023

Kryesuesi i grupit koordinues, z. Blerim Sallahu hapi takimin duke theksuar rëndësinë e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e mbështetjen së partnerëve ndërkombëtar në jetësimin e kësaj reforme – zbatimin e obligimeve të cilat dalin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit.

Mes tjerash, zëvendësministri Sallahu, falënderoi partnerët ndërkombëtar duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së tyre në procesin reformues lidhur me kontrollin e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, forcimin mekanizmave për vlerësimin e performances dhe atyre disiplinor si dhe, çështje të tjera në kuadër të reformës në drejtësi.

Ministrja e Haxhiu, në fjalën e saj ritheksoi çështjet të cilat tashmë janë zotim i përbashkët i institucioneve të drejtësisë, me fokus planin e detajuar të veprimeve të përbashkëta për adresimin e reformës në drejtësi.

Mbështetja e nismave reformuese nga BE, OPDAT, INL, USAID, KiE, Ambasada Britanike, OSBE, EUKOJUST, EULEX, u vlerësuan lartë nga ministrja Haxhiu, për të cilat ajo shprehu vullnetin që kjo mbështetje të vazhdojë, sepse është mundësi dhe garanci e fuqishme e këtij rrugëtimi të rëndësishëm.

Gjithashtu partnerët ndërkombëtar të pranishëm në takim, theksuan edhe njëherë cështjet në të cilat do të vazhdojnë mbështetjen, dhe u zotuan për mbështetje të vazhdueshme të cilat kanë të bëjnë më zotimet që dalin nga deklarata e përbashkët e zotimit.

Ky proces është rezultat i deklaratës së përbashkët të zotimit, të nënshkruar nga ministrja Haxhiu, dhe krerët e KPK, KGjK, Gjykatës Supreme dhe Kryeprokurori i Shtetit.

Skip to content