Skip to content
Reforma në Sistemin Prokurorial: Diskutohet për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për KPK-në

Reforma në Sistemin Prokurorial: Diskutohet për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për KPK-në

Prishtinë, 09/06/2023

Në fjalën e saj hapëse, ministrja Haxhiu tha se reforma në drejtësi është mjaftë e rëndësishme përfshirë këtu edhe Ligjin për KPK dhe propozimet për ndryshimin/plotësimin e tij kanë për qëllim të luftojnë koorporatorizmi brenda KPK-së.

Ministrja Haxhiu tutje tha se këto ndryshime nuk kanë të bëjnë me individë por me tërësinë e KPK-së dhe se qëllimi është unifikimin dhe funksionimi i sistemit prokurorial.

Në këtë punëtori, të pranishëm ishin edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adnan Rrustemi, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, përfaqësues nga Ambasada Amerikane, BE, OSBE si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Ministria e Drejtësisë është duke rishikuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për KPK-në dhe është duke e trajtuar me prioritet pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Skip to content