Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Reformat në drejtësi përshpejtojnë integrimin në BE

Reformat në drejtësi përshpejtojnë integrimin në BE

Prishtinë, 04/10/2011

Në Ohër po vazhdon me punimet në ditën e dytë të saj, Forumi ndërministror BE – Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, me ç’rast Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi ka marrë pjesë në diskutimet dhe prezantimet në temën e pavarësisë gjyqësore dhe mbrojtjen e të dhënave personale, përderisa në fjalën e tij ka shpalosur të arriturat në fushën e drejtësisë, sundimit të ligjit në Kosovë, por, gjithashtu edhe sfidat me të cilat përballet ajo.

“Rendi dhe ligji janë pikësynimi kryesor i Republikës së Kosovës ku bashkë me të gjithë akterët shtetëror dhe jo-shtetëror, duke përfshirë mediat dhe shoqërinë civile, e nëpërmjet këtyre mekanizmave do t’i avancojmë vlerat e përbashkëta në mënyrë që të përafrohemi edhe më tej në integrimet evropiane dhe gjithashtu do ta ndihmojmë rendin demokratik dhe zhvillimin ekonomik, të cilat janë synimet dhe kriteret kryesore për anëtarësim në BE. Në këtë drejtim, pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë janë elementi qenësor për të pasur një meritokraci të mirëfilltë ku sundon ligji dhe shoqëria bazohet në vlera të integritetit profesional. 
Qeveria e Kosovës e ka avancuar ndjeshëm statusin e gjyqtarit dhe prokurorit në vend, duke ua bërë atyre të mundur lirinë dhe integritetin profesional të pacenueshëm, me status shoqëror dhe material. Vullnetin politik e materializojmë në barazi të plotë të pushteteve duke e veçuar gjyqësorin si pararojën kryesore për sundimin e ligjit”, ka thënë Kuçi.

Gjithashtu, ministri i Drejtësisë i Kosovës, është ndalur tek reformat ne legjislacion që po i ndërmerr Qeveria përmes hartimit të ligjeve modern dhe mbështetjes së plotë për rritjen e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku Qeveria e Kosovës do të rris edhe më tej buxhetin dhe faktorët e tjerë që i japin pavarësi funksionale këtyre dy institucioneve. Nëpërmjet ndërtimit të Pallatit të Drejtësisë, Qeveria dhe Komisioni Evropian synojnë që ta përmbyllin infrastrukturën fizike të nevojshme si parakusht për një modernizim të drejtësisë. 

Kuçi më tej ka theksuar se, raporti i Qeverisë më EULEX-in është komplementar në fushën e drejtësisë për çka do të ngritën kapacitetet vendore dhe standardet profesionale. Ndër të tjera, ai ka përmendur edhe strategjinë e Ministrisë që udhëheq e cila do të themelojë shumë shpejt Akademinë e Drejtësisë ku do të përfshihen të gjitha mekanizmat dhe institutet aktuale të drejtësisë, çka do të mundësojë një shkollim më adekuat të kandidatëve për gjyqtare, prokurorë, noterë, ndërmjetësues, etj.
 
Forumi sot mbyll punimet e saj me konkluzionet nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe ministrave të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.  

Foto Galeria