Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Reformat në drejtësi, të rëndësishme për rritjen e efikasitetit të gjyqësorit dhe kthimit të besimit në drejtësi

Reformat në drejtësi, të rëndësishme për rritjen e efikasitetit të gjyqësorit dhe kthimit të besimit në drejtësi

Prishtinë, 27/04/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi sot ka marrë pjesë në takim me Komisionin për Integrime Evropiane para të cilit ka raportuar me kërkesë të këtij Komisioni të kryesuar nga Kryetarja, Teuta Sahatqiu.

Raporti i Ministrit Kuçi para Komisionin për Integrime Evropiane, është i përmbledhur në 3 çështje si: Përmbushja e reformave në Sistemin e Drejtësisë, çështje lidhur me Dialogun e Strukturuar për Sundimin e Ligjit në Kosovë si dhe çështje lidhur me mandatin e EULEX-it.

Ministri Kuçi gjatë këtij takimi ka thëne se, fokusi i Ministrisë së Drejtësisë që nga fillimi ka qenë në krijimin e një arkitekture të mirëfilltë ligjore dhe përcaktimi i standardeve më të larta për drejtësinë në Kosovë, duke krijuar kështu parakushte për krijimin e një sistemi që funksionon mbi tri parime kryesore Pavarësinë, Paanshmërinë dhe Llogaridhënien.

“Është punuar në hartimin e një infrastrukturë ligjore solide, që u krijon kushte të volitshme gjyqtarëve dhe prokurorëve për të kryer detyrat e tyre me sukses dhe për të luftuar krimin. Por njëkohësisht krijon kushte jo-të volitshme për kriminelët. Në këtë kontekst, në kuadër të reformës dy projektet më madhore të realizuara kanë qenë hartimi i Kodit të Ri Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të cilat tashëm janë në fuqi dhe zbatohen në praktikë”, ka thënë Kuçi.

Përveç Kodeve të përmendura, Ministri Kuçi, tha se janë hartuar nja sërë ligjesh (rreth 44), të cilat kanë për qëllim funksionimin efikas dhe forcimin e sundimit të Ligjit në Kosovë. Sa i takon  reformimit të sistemit të Drejtësisë, Kuçi ka thënë se është bërë një punë e madhe që ka për qëllim lehtësimin e punës së gjyqësorit përmes krijimit dhe funksionalizimit të profesioneve të lira.

Në anën tjetër, në kuadër të përmirësimit të kushteve të punës në institucionet e gjyqësorit dhe sigurimit të pavarësisë dhe paanshmërisë, garantimi i mandatit të përjetshëm dhe paga dinjitoze, shtoi Ministri Kuçi, janë dy hapat më të rëndësishëm në kuadër të kësaj reforme përmes të cilës është shënuar një progres drejt një gjyqësori të pavarur.

Gjatë këtij raportimi, Ministri Kuçi ka përmendur edhe punën e cila është bërë  në sigurimin  kushteve më të mira fizike të ndërtesave të gjykatave dhe prokurorive. Ndër të tjera ka përmendur edhe funksionalizimin e Burgut të Sigurisë së Lartë si një ndër zhvillimet më të rëndësishme sa i përket ekzekutimit efikas të sanksioneve penale dhe garantimit të kushteve më të mira të burgosurve. Gjithashtu funksionalizimi i Pallatit të Drejtësisë, inaugurimi i të cilit tanimë veçse është realizuar, dhe pjesa më e madhe e gjykatave dhe prokurorive janë transferuar dhe po kryejnë funksionet e tyre në Pallat. 

Ministria e Drejtësisë tanimë ka hapur një fazë të re të reformës me fokus më të lartë në fushën Civile. Në këtë aspekt me ndihmën e BE-së është realizuar një Analizë gjithë- përfshirëse mbi legjislacionin ekzistues për të drejtat pronësore.  Gjithashtu, shtoi Kuçi, me vendim të Qeverisë së Kosovës është themeluar Grupi punues për hartim të Kodit Civil, i cili tanimë ka filluar punën. 

Lidhur me Dialogun e Strukturuar për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Ministri Kuçi tha se ky dialog është një shkëmbim i nivelit të lartë politik për të adresuar sfidat në një fazë të hershme në procesin e zgjerimit. Temat kyçe fokusohen në fushën e gjyqësorit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndërsa lidhur me mandatin e EULEX-it, Ministri Kuçi ka thënë se, ky Mision tanimë funksionon në kuadër të mandatit të ri. “Një ndër komponentët e mandatit të ri është që EULEX nuk mund të marrë raste të reja me automatizëm siç ka qenë më parë, por legjislacioni në fuqi lejon transferim gradual të kompetencave nga EULEX tek institucionet e Kosovës, proces ky që tanimë është realizuar me sukses veçanërisht në Dogana, Polici, Shërbim Korrektues, por po vazhdon të realizohet edhe në Prokurori dhe Gjykata” ka thënë Ministri Kuçi me rastin e raportimit para Komisionit për Integrime Evropiane. 

Foto Galeria