Skip to content
Rinia dhe Drejtësia Tranzicionale

Rinia dhe Drejtësia Tranzicionale

Prishtinë, 09/08/2023

Në këtë diskutim panelistët trajtuan këtë temë nga përspektiva dhe roli i tyre.

Ministrja Haxhiu adresoi çështjet kryesore që dalin nga "Strategjia për Drejtësi Tranzicionale", e cila bëhet për herë të parë dhe e cila adreson luftën dhe pasojat e shkaktuara të luftës së fundit në Kosovë, dokument ky i cili shumë shpejt pritet të miratohet nga Qeveria e Kosovës dhe të implementohet nga institucionet e Republikës së Kosovës, për çfarë falënderoi kontribuesit në këtë hartim si dhe inkurajoi edhe të rinjtë në kontributin për dërgimin e komenteve të tyre gjatë fazës së konsultimeve.

Në panel ishin edhe profesori universitar, dekan i Fakultetit Juridik, Avni Puka, nga organizata Integra, Kushtrim Koliqi si dhe juristja e re, Agnesa Hasani.

Me një video mesazh të rinjëve të pranishëm i'u drejtua edhe eksperti i DrejtësisëTranzicionale, profesori i Universitetit të Gjeneves, z. Howard Varnery.

Diskutimi u moderua nga Korab Krasniqi, forumi ZFD.

Foto Galeria

Skip to content