Me këtë rast, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha se Ministria e Drejtësisë është në fazën e fundit për finalizimin e Planit Zhvillimor Strategjik të Ministrisë së Drejtësisë për vitet 2022-2025 dhe në këtë drejtim sipas tij është i rëndësishëm edhe finalizimi i Rregullores së Organizimit të Brendshëm dhe Agjencive Ekzekutive, që janë në kuadër të saj.
“Vlerësojë që draft-rregullorja është në përputhje me planifikimin strategjik dhe orientimin afatgjatë që ka Ministria e Drejtësisë duke e pasqyruar në të edhe Planin Zhvillimor Strategjik. Draft-rregullorja e re ka përfshirë rekomandimet e dala nga procesi i Rishikimit Funksional dhe të Strategjisë për Sundimin e Ligjit", tha zv. ministri Sallahu.
Rregullorja e re parasheh ri strukturimin e departamenteve dhe divizioneve ekzistuese por mundëson edhe krijimi e njësive të reja, në përputhje të plotë me planin dhe strategjinë zhvillimore.
Punëtoria e sotme është mbështetur nga Programi EUKOJUST.