
Zëvendësministri Çelaj, shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë për avancimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta të këtyre institucioneve me interes të dyanshëm.
Prishtinë, 13 Tetor 2016 – Zëvendësministri i Drejtësisë Lirak Çelaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Sokol Zogaj, kanë pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Hungarisë, Andras Csoti.
Në takim, u diskutua thellimi i bashkëpunimit në mes Shërbimit Korrektues të Republikës së Kosovës dhe atij të Republikës së Hungarisë. Zëvendësministri Çelaj, shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë për avancimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta të këtyre institucioneve, me interes të dyanshëm.
Me këtë rast, të dyja palët u zotuan që të rritet dinamika e këmbimit të përvojave dhe të vazhdohet me projekte në fushën e Shërbimit Korrektues.