
“ Që nga viti i kaluar e deri më tani, ne kemi përfunduar një sërë aktivitetesh dhe kemi arritur rezultate konkrete në kuadër të përmbushjes së obligimeve tona përkitazi me Agjendën Evropiane.
Pra, nga 12 masa, vetëm dy prej tyre kanë mbetur deri më tani pa u përfunduar. Gjithashtu edhe sa i përket përmbushjes se agjendës legjislative kemi rezultate shumë të mira për këtë vit”, tha zëvendësministri Sallahu në fjalën e tij.
Strategjia për Sundimin e Ligjit e cila rrjedh nga obligimet e AE-së, sipas zëvendësministrit Sallahu është zbatuar si asnjëherë më parë, dhe kjo falë përmbushjes së aktiviteteve nga të gjitha institucionet përgjegjëse.
“ Kjo vërtetohet edhe nga publikimi i Raportit Vjetor të zbatimit te kësaj strategjie i cili është miratuar më 4 prill nga Komiteti Drejtues i Rishikimit Funksional”, tha zëvendësministri Sallahu.
Lidhur me këtë, zëvendësministri Sallahu falënderoi për ndihmë programin EUKOJUST, të cilët kanë mbështetur ministrinë edhe në aktivitetet të tjera si në hartimin e Planeve, Rregullores së MD-së, akteve normative të projektligjeve dhe akteve nënligjore.
Në këtë takim kanë marrë pjesë akterë dhe partnerë të rëndësishëm vendor dhe ndërkombëtar të fushës së drejtësisë.