Skip to content
Sallahu priti në takim Delegacionin e Komisionit për Ligjet të Parlamentit të Finlandës

Sallahu priti në takim Delegacionin e Komisionit për Ligjet të Parlamentit të Finlandës

Prishtinë, 17/10/2025
Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, ka pritur sot në takim Delegacionin e Komisionit për Ligjet të Finlandës, të kryesuar nga z. Juho Eerola, Kryetar i Komisionit dhe të shoqëruar nga Ambasadorja e Finlandes në Kosovë znj. Eevamari Laaksonen si dhe deputetë të tjerë të Parlamentit të Finlandës.
Fillimisht z. Sallahu falënderoi shtetin e Finlandës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve në fushën e drejtësisë, sundimit të ligjit dhe më gjerë.
Gjatë takimit, U.d Ministri Sallahu njoftoi delegacionin nga Finlanda për prioritetet dhe rezultatet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë përgjatë këtij mandati, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, luftimin e korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës, adresimin e dhunës në familje, digjitalizimin e shërbimeve si dhe rezultate të tjera.
Tutje z. Sallahu dhe deputetët tjerë finalndez, diskutuan për çështje të ndryshme bashkëpunuese ndërmjet të dyja vendeve dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Finlandës.
Në fund të takimit, të dyja palët konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit mes tjerash.
Skip to content