Skip to content
Sallahu: Shteti dhe shoqëria janë të lidhura më së shumti me rininë. Ajo është masa shtytëse që nxitë drejt ndryshimeve pozitive dhe progresit gjeneral

Sallahu: Shteti dhe shoqëria janë të lidhura më së shumti me rininë. Ajo është masa shtytëse që nxitë drejt ndryshimeve pozitive dhe progresit gjeneral

Prishtinë, 15/12/2022

Sallahu, cilësoi se lidhja e pashkëputur mes rinisë në njërën anë dhe institucioneve shtetërore në anën tjetër duhet të manifestohet me bashkëdyzim simbiotik. Pra, që të dyja duhet të përfitojnë nga njëra-tjetra ku secila palë e ndihmon edhe palën tjetër.

Në vijim të diskutimit rreth trajtimit të të miturve të cilët në rrethana të caktuara kanë rënë ndesh me ligjin, zëvendësministri Sallahu tha se, për këtë jemi plotësisht të vetëdijshëm që është e nevojshme për më shumë punë në mënyrë që të arrihen standardet më të larta për rehabilitim dhe riintegrim të të miturve që kanë rënë në kundërshtim me ligjin.

“Rezultatet e viteve të fundit janë pozitive e shpresëdhënëse se situata mund të rregullohet e përmirësohet edhe më tutje, prandaj, ne kemi ndërmarrë një proces të gjerë reformues për tërë sistemin e drejtësisë dhe jemi të bindur që implementimi i reformës së nisur do të ketë në përbërje edhe fushën e të miturve” tha Zëvendësministri i Drejtësisë.

Zëvendësministri, Blerim Sallahu, falënderoi partnerët dhe kontribuesit e vazhdueshëm që përmes ndihmës së tyre kanë ndikuar të shënohen trende pozitive sa i përket integrimit të të miturve në shoqëri, në mesin e të cilëve janë edhe QKRMT dhe Komiteti Holandez i Helsinkut.

Foto Galeria

Skip to content