Skip to content
Sallahu: Strategjia për Sundimin e Ligjit ka implikuar një valë të përshpejtimit të aktiviteteve nga të gjitha institucionet

Sallahu: Strategjia për Sundimin e Ligjit ka implikuar një valë të përshpejtimit të aktiviteteve nga të gjitha institucionet

Prishtinë, 26/01/2023

Në fjalën e tij, zëvendësministri Sallahu tha se Ministria e Drejtësisë e ka bërë maksimumin në avancimin e reformës në sektorin e drejtësisë me theks të veçantë përmendi përmirësimin e legjislacionit penal kundër korrupsionit dhe reformat në gjyqësor në kuadër të sfidave të dala nga Agjenda Evropiane.

Zëvendësministri i Drejtësisë përmendi fillimin e zbatimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, e cila sipas tij ka implikuar një valë të përshpejtimit të aktiviteteve pothuajse nga të gjitha institucionet e tjera përgjegjëse.

Gjatë këtij takimi, Zëvendësministri falënderoi përfaqësuesit e EUKOJUST për përkrahjen e vazhdueshme për Ministrinë e Drejtësisë në procesin e reformës së drejtësisë, ndërsa shprehu kërkesën për adresimin e nevojave për kapacitetet e shtuara e rregullim të brendshëm struktural për të gjitha institucionet përfituese të projektit.

Për rolin dhe angazhimin që kanë, Sallahu falënderoi edhe Zyrën e Bashkimit Evropian për financim të projekti dhe të gjithë akterët – implementuesit brenda EUKOJUST, siç janë: IRZ, CILC – apo Qendra për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, Ministrinë e Drejtësisë së Kroacisë, ekspertët dhe ekipin e projektit.

Foto Galeria

Skip to content