Skip to content
Së shpejti fillon digjitalizimi i shërbimeve që ofron Ministria e Drejtësisë

Së shpejti fillon digjitalizimi i shërbimeve që ofron Ministria e Drejtësisë

Prishtinë, 12/05/2023

Ky proces do të zhvillohet në kuadër të zbatimit të Programit për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative, i miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që mbështetet nga Komponenta për Zvogëlimin e Barrës Administrative, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, i zbatuar nga GIZ, në kuadër të Projektit për Reformat Evropiane në Kosovë.

Deri më tani janë zhvilluar analizat për thjeshtimin dhe digjitalizimin e proceseve për këto shërbime, mbi bazën e të cilave bëhen ndryshimet e nevojshme në këto procedura, ashtu që pritjet dhe pengesat të cilat i kanë hasur qytetarët të evitohen në tërësi.

Në këtë drejtim, platforma e-Kosova do të përdoret në të ardhmen për ekspozimin e këtyre shërbimeve.

Foto Galeria

Skip to content