
Sot në Hagë sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, z. Bedri Bahtri, u takua me sekretarin Shtetëror të Ministrisë së Sigurisë dhe Drejtësisë së Holandës, z Joris Demmink.
Në këtë takim u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Sigurisë dhe Drejtësisë së Holandës.
Gjithashtu, në këtë takim u shikuan mundësitë e mbështetjes nga Qeveria e Holandës për funksionalizimin e sistemit të Noterisë, Ndërmjetësimit, Arbitrazhit, si dhe mbështetjes së projekteve të caktuara të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Shërbimit Sprovues të Kosovës.
Po ashtu temë e veçantë e diskutuar në këtë takim ishte çështja e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, ku sekretari i Përgjithshëm Bahtiri propozoi që të shikohet mundësia e lidhjes së marrëveshjeve bilaterale ne këtë fushë.
Të dyja palët u pajtuan që takimet e përbashkëta të intensifikohen me qëllim të shqyrtimit dhe realizimit të kërkesave të parashtruara gjatë këtij takimi dhe për thellim të bashkëpunimit.