Skip to content
SHBA-të rikonfirmojnë bashkëpunimin institucional dhe politik me Kosovën

SHBA-të rikonfirmojnë bashkëpunimin institucional dhe politik me Kosovën

Prishtinë, 27/07/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim njoftues Zëvendës Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Kelly C. Degnan, të cilën e ka uruar për detyrën e re.

Në këtë takim, Zëvendëskryeministri Kuçi e ka njoftuar Zëvendës Ambasadoren për aktivitet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përgatitjeve për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, si dhe për ndryshimet e nevojshme kushtetuese që dalin nga kjo përmbyllje. Gjithashtu e njoftojë për bashkëpunimin me EULEX-in dhe me mekanizmat e tjerë ndërkombëtar që veprojnë në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë. 

Ndër të tjera, Zëvendëskryeministri Kuçi e ka njoftuar Zëvendës Ambasadoren Degnan lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë, iniciativat ligjore dhe projektet të cilat MD-ja pritet t’i fuqizojë, e që kanë të bëjnë me themelimin e Akademisë së Drejtësisë dhe ato të koordinimit të aktiviteteve me Komisionin Evropian për Dialogun e strukturuar për sundimin e ligjit.

Nga ana e saj, Zëvendës Ambasadorja Degnan shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të dyanshëm dhe rikonfirmoi pozicionin e Ambasadës së SHBA-ve, për sa i takon ofrimit të ekspertizës dhe bashkëpunimit të fuqishëm institucional dhe politik.

Foto Galeria

Skip to content