Skip to content
SHBA-të shprehin gatishmërinë për të vazhduar edhe më tej përkrahjen për sundimin e ligjit në Kosovë

SHBA-të shprehin gatishmërinë për të vazhduar edhe më tej përkrahjen për sundimin e ligjit në Kosovë

Prishtinë, 10/11/2011

 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Brian Nichols.

Në këtë takim u bisedua për ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e dhënë për Kosovën në disa fusha, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Më këtë rast, Zëvendës Ndihmës Sekretarin Nichols, përmendi rendësin e miratimit sa më të shpejt të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, po ashtu, shprehi interesimin e SHBA-ve për vazhdimin e përkrahjes në administrimin e gjyqësorit, në çështje që lidhen me konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe administrimin e saj, si dhe për shërbimin korrektues të Kosovës.

Ndërsa, Ministri Kuçi pasi falënderojë Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan Nichols, për ndihmën e vazhdueshme që SHBA-ja po e jep për Kosovën në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, shprehi gatishmërinë e koordinimit me institucionet relevante, veçanërisht me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, për realizimin sa me efikas të këtyre projekteve.

Gjatë këtij takimit u bisedua edhe për mundësin e nënshkrimit të marrëveshjes për ekstradim dhe për fusha të tjera të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Foto Galeria

Skip to content