
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim një delegacion të Ambasadës amerikane në Prishtinë dhe Beograd, të kryesuar nga Lee Litzenberger, Zëvendësambasador i ambasadës në Beograd.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e drejtësisë dhe u vlerësua mbështetja amerikane që është dhënë për Kosovën në këtë fushë.
U diskutua edhe për çështjen e dialogut të Kosovës me Serbinë, me ç’rast Ministri Kuçi shprehu gatishmërinë e tij rreth këtij dialogu dhe kërkoi që SHBA-të të jenë mbështetëse aktive e dialogut.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e ambasadës amerikan u treguan të gatshëm për mbështetje të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe të kontribuojnë ndaras për palët pjesëmarrëse në këtë dialog.
Ministri Kuçi, po ashtu, theksoi nevojën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Serbinë në luftën kundër krimit të organizuar.