Skip to content
Shënohet Dita e Drejtësisë dhe ndahet çmimi për drejtësi “Heroi Sali Çekaj”

Shënohet Dita e Drejtësisë dhe ndahet çmimi për drejtësi “Heroi Sali Çekaj”

Prishtinë, 22/07/2013

E organizuar nga Ministria e Drejtësisë, sot u shënua 22 Korriku – Dita e Drejtësisë në Kosovë.

Në këtë ceremoni të organizuar nën patronatin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, kanë marrë pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, Kryeministri Hashim Thaçi, ministra, ambasadorë, përfaqësues të EULEX-it, Zyrës së BE-së, gjykatave, prokurorive dhe përfaqësues të institucioneve tjera. 

Gjatë kësaj ceremonie Ministria e Drejtësisë ka ndarë çmimin për drejtësi “Heroi Sali Çekaj”.
Këtë vit, ky çmim është ndarë për të gjithë anëtarët e Komisionin Kushtetues që kanë hartuar Kushtetutën e Parë të Republikës së Kosovës:  Jakup Krasniqi, Eqrem Kryeziu, Arsim Bajrami, Blerim Shala, Gjyljete Mushkolaj, Mahir Yagcilar, Ramë Manaj, Kadri Kryeziu, Ilaz Ramajli, Xhevdet Neziraj, Riza Smaka, Fatmir Fehmiu,

Bajram Latifi, Ramadan Kelmendi, Skender Hyseni dhe Lirije Osmani.

Për kontributin e tij për kushtetutshmërinë në Kosovë, çmimi “Heroi Sali Çekaj”, iu nda edhe Gjyqtarit  të Gjykatës Kushtetuese, Prof. Dr. Ivan Çukalovic. 
Me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për punë të suksesshme çmimi “Heroi Sali Çekaj”, ju nda dy gjyqtareve të Gjykatës Supreme të Kosovës: Meleqe Behxheti dhe Nesrin Lushta, ndërsa me propozimin e Këshillit Prokuroria, për punë të suksesshme çmimi “Heroi Sali Çekaj” ju nda prokurorëve: Besim Kelmendi dhe Idain Smajli. 

Foto Galeria

Skip to content