
Me këtë rast, zëvendësministri Sallahu tha se Ndërmjetësimi është një komponentë e rëndësishme e sistemi të drejtësisë në Kosovë dhe arritjes së funksionalizimit, efikasitetit dhe efektivitetit të këtij sistemi në tërësi.
"Prandaj sot, me rastin e Ditës së Ndërmjetësimit, inkurajoj të gjithë qytetarët dhe bizneset që kanë mosmarrëveshje, ta zgjedhin ndërmjetësimin si metodë efikase e cila do të ju kursej kohë dhe kosto dhe në të njëjtën kohë do të jetë marrëveshje tërësisht e zbatueshme në sistemin juridik të vendit", tha Sallahu.
Zëvendësministri Sallahu tha se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëme e progresive në drejtim të fuqizimit të metodave alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ku ndërmjetësimi pa dyshim përbën një nga metodat kryesore.
Tutje ai përmendi hapat e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë si hartimi i Kurrikulave për trajnimet e ndërmjetësuesve të cilat do të lehtësojnë edhe më tej zhvillimin e ndërmjetësimit në Kosovë dhe në anën tjetër në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë dhe Shërbimin Federal të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit (FMCS) të SHBA-së ka bërë edhe trajnimin e trajnuesve për ndërmjetësim, nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Shqipërisë për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, marrëveshje kjo e cila do të ju mundësojë njohjen e së drejtës së ndërmjetësuesve të Kosovës të ushtrojnë profesionin edhe në Republikën e Shqipërisë.
Krejt në fund, zëvendësministri Sallahu tha se Ministria e Drejtësisë është duke punuar me shumë përkushtim që të vazhdojë të sigurojë qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe falënderoi partnerët dhe bashkëpunëtorët e MD-së që ndihmuan në çështjet që kanë të bëjnë me ndërmjetësimin.