
Ministrja Haxhiu falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme në hartimin e këtij dokumenti, si dhe përfaqësuesit e Projektit për Mbështetje nga BE, ekspertët ndërkombëtarë dhe vendorë të angazhuar për punën e tyre.
Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu shprehu edhe njëherë zotimin se, mbetet e përkushtuar për t'i shtyrë përpara proceset e reformave në Drejtësi, dhe se në këtë drejtim Kodi Civil mbetet prej proceseve më të rëndësishme dhe si i tillë do të vazhdojë të trajtohet me prioritet deri në miratimin e tij.