Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, vizitoi gjithë stafin civil në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Në vizitën bërë departamenteve dhe agjencioneve, ministrja Hoxha u njoftua me stafin, aktivitetet, planet dhe objektivat e parapara nga këto departamente.
Me këtë rast, ministrja Hoxha, falënderoi të gjithë shërbyesit civil dhe zyrtarët tjerë për punën efikase dhe të palodhshme të bërë deri më tani dhe inkurajoi ata që të vazhdojnë edhe më tutje me përkushtimin, dëshirën dhe qasjen korrekte ndaj institucionit.
Ministrja Hoxha, u zotua për përkrahje, ndihmë, bashkëpunim dhe paanshmëri për të gjithë zyrtarët në shërbimin civil, duke u ofruar atyre qasje në çdo kohë dhe për çdo vështirësi.
Në vizitë, ministrja Hoxha theksoi se shtylla kryesore e funksionimit dhe suksesit të gjithmbarshëm shtetëror janë pikërisht shërbyesit civilë dhe shfaqi përkushtimin e saj për të përkrahur dhe thelluar edhe më shumë koordinimin dhe bashkëpunimin e brendshëm, me qëllimin e vetëm të rritjes së efikasitetit dhe përgjegjshmërisë institucionale në të mirë të qytetarëve.
Me këtë rast, stafi civil falënderoi ministren Hoxha për vizitën, duke theksuar se për herë të parë marrin një përkrahje të tillë, duke vu në pah se kjo vizitë dhe qasja korrekte është motiv shtesë për ta, njёherit respektimi dhe puna e ndershme për institucionet është betimi i tyre.