
Zonja dhe Zoterinj,
Jam i nderuar që sot marrë pjesë dhe mund të drejtohem përballë njerëzve që simbolizojnë drejtësinë në Kosovë dhe e çmoi shumë çdo angazhim që bëni për vënien e Drejtësisë në vend, e çmoi njëherit edhe angazhimin dhe mbështetjen ndërkombetare për vendin tonë, e në veçanti për sistemin e drejtësisë.
Ne po jetojmë në një kohë ku e gjithë vëmendja si e qytetarëve, por edhe e akterëve ndërkombëtarë është e drejtuar nga gjyqësori në kërkim të Drejtësisë mё funksionale. Sot, nuk është më vetëm vullnet dhe dëshirë që të kemi një sistem efikas dhe sundim të plotё tё ligjit, kjo sot është domosdoshmëri, çelës i zhvillimit ekonomik, i forcimit të shtetit brenda dhe në mekanizmat rajonale dhe ndërkombëtare, i plotësimit të standardeve ndërkombëtare, por edhe integrimit në BE dhe të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare. Mbi tё gjitha duhet parё kryesisht si shёrbim dhe drejtёsi pёr qytetarёt tanё.
Garantimi dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve, luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe dukurive të tjera negative, paraqesin parakushtet që Kosova duhet t`i plotësojë si një shtet modern e demokratik ku sundon rendi dhe ligji.
Këto kёrkesa janё tё drejta dhe qёllime fisnike, por asesi nuk duhet tё jenё justifikim pёr tё tjerёt.
Zonja dhe zoterinj,
Emri drejtёsi tek ne nё Kosovё ka mё shumё se njё kuptim, ёshtё rrugёtim jetёsor i gjeneratave, pjesё e sakrificёs por edhe synim. Qёllimi i çdo angazhimi tё njerёzve tё çmuar tё historisё tonё ishte tё ndёrtojmё njё vend ku njerёzit jetojnё tё lirё, edhe sot secili duhet tё synoj tё jetё i barabartё brenda ligjit dhe rregullave qё i ndёrtojnё nё mёnyrё demoratike dhe tё planifikojnё tё ardhmen e vetё dhe familjeve tё tyre brenda normave, por pa ndёrhyrje nga tё tjerёt.
Gjatё historisё tonё ёshtё menduar se jeta pa liri nuk ka vlerё, e sot mendohet se as liria pa demokraci tё bazuar nё rend dhe ligj nuk ёshtё e plotё.
Sot, nё çdo takim dhe çdo ditё duhet tё shprehim admirim dhe respekt pёr ato gra dhe burra, prokurorё e gjyqtarё, qё me pёrkushtim dhe nder kanё punuar dhe punojnё çdo ditё, mbrojnё drejtёsinё si vlerё e lirisё, tё atyre qё drejtёsinё e kanё profesion dhe qёllim dhe atё jo vetёm pёr vehten, por si parim tё shoqёrisё dhe pёr tё gjithё. Tё gjithё ata qё mbajn emrin drejtёsi nё mendje dhe shpirt e qё kanё synim drejtёsinё janё mjaft dhe kanё bёrё punё tё madhe pёr drejtёsi.
Njerёzit e drejtёsisё pёrligjin synimet tona pёr njё shtet modern dhe demokratik dhe janё njerёz me vlerё dhe rёndёsi pёr secilёn shoqёri, andaj duhet ta forcojmё dhe mbrojmё punёn e mirё qё bёhet nё drejtёsi.
Tё gjithё ne qё jemi pjesё e sitemit tё Drejtёsisё, e dijmё qё ka shumё punё pёr tё bёrё qё sistemi i drejtёsisё tё identifikohet plotёsisht me tё drejtёn dhe atё tё punojmё pandalur pёr ta nderuar sakrificёn qё nё thelb kishte ndjenjёn e drejtёsisё dhe pёr ta mbajtur gjallё drejtёsinё si parim, si vlerё, si besim dhe si rregull tё shoqёrisё tonё.
Bazat e shtetit tonё janё nё respektim tё vullnetit tё qytetarёve tanё tё pёrcaktuar nё Kushtetutё dhe ligje qё jepin dhe kufizojnё pushtete dhe qё sot janё pikё referente pёr drejtёsi pёr secilin qytetarё. Respektimi dhe forcimi i tyre ёshtё patriotizmi konstitucionalist siç thot Habermas.
Tё nderuara prokurore dhe prokuror,
E di dhe e ndjej sa e rёndё dhe me peshё ёshtё puna juaj, e di dhe e ndjej sa vёshtirёsi dhe keqkuptime nga opinioni publik mund tё keni, pёrfshirё edhe njerёz qё njihni nga jeta, rrethi apo edhe profesioni. E di se nga ju shpesh kёrkohet tё veproni nga pёrceptimet se drejtёsia ёshtё fakt jo pёrceptim, e di se shpesh nuk gёzoni mbrotjen e duhur nga ata qё pritni apo atakoheni nga ata qё se pritni, e di sa rёndё ёshtё me qenё prokuror nё njё vend ku secili njihet me secilin dhe ku drejtёsia shihet si instrument pёr tё tjerёt dhe jo pёr vehten. E di se edhe shumё herё trazoheni ju dhe familjet tuaja nga klientёt, e di se ndiheni keq edhe pёr ndonjё veprim tё ndonjё kolegu tuaj. Me siguri e dini edhe mё shumё se çfarё peshe keni mbi supet tuaja, por e di dhe besoj se shumica e njerёzve e duan drejtёsinё dhe tё drejtёn nё kёtё vend, pra e duan dhe e çmojn punёn nё drejtёsi.
Secili nga ju tё ndihet krenar me punёn dhe mundin qё bёni me dije, perkushtim, ndershmёri dhe ndjenja tё veçanta kur vendosni pёr drejtёsi dhe kontribuoni qё sot tё shohim qytetarin tonё dhe shtetin tonё tё mbrojtur dhe tё ngritur mbi themele tё drejtёsisё. Sa mё shumё qё tё funksionalizohet drejtёsia dhe forcohet shteti, aq mё shumё do tё rritet respekti pёr ju dhe punёn tuaj tё çmuar. E them me pёrgjegjёsi se besimi dhe emri drejtёsi identifikohet me ju tё nderuar, me mendjёn tuaj, profesionalizmit, pavarёsinё, paanshmёrinё dhe guximin qё tregoni dhe keni pёr tё vendosur drejt dhe nё secilin rast.
Një javë më parë në konferencën për gjyqtarë, në fjalën time drejtuar gjyqtarëve u thashë se drejtësia është e fortë për aq sa janë të drejtë personat që e ushtrojnë atë dhe sa janë të fortë (me integritet) personat qё vendosin nё drejtёsi. Edhe sot e them, drejtёsia ёshtё e fortё aq sa janё tё fortё e mё integritet njerёzit e saj. Drejtёsia ёshtё e besueshme aq sa janё tё besueshem njerёzit e saj. Andaj ju jeni themeli i besimit tё qytetarёve nё drejtёsi.
Sistemi i drejtёsisё ka nevojë që të rrisё besueshmërinë, që qytetarët të besojnë se nëse ata procedojnë rastin e tyre atëherë me të vërtetë do të realizojnë drejtësinë. Por në mënyrë që qytetarët të besojnë në punën tuaj, atëherë fillimisht Ju duhet të besoni në punën që e bëni Ju dhe koleget tuaj.
Roli i Prokurorit në garantimin dhe mbrojtjen e Drejtësisë është esencial. Detyra e prokurorit është të siguroj të gjitha dëshmitë e mundshme dhe ekzistuese që sigurojnë dhe dëshmojnë fajësinë e të akuzuarit në rast kur është kryer një vepër penale.
Njëkohësisht Prokurori duhet gjithmonë të sigurohet që të mbrohen personat e pafajshëm. Një ndër detyrat esenciale është të ruaj integritetin personal të individëve në mënyrë që të mos dënohen personat e pafajshëm.
Tё vёrtetёn e njёmend tё ngjarjeve e dinё palёt qё akuzohen, por gjyqtari vendos pёr tё vёrteёn qё Ju ua ofroni nё tavolinё atyre. Andaj sa mё shumё qё ofroni prova pёr tё vёrtetёn aq mё i drejtё ёshtё vendimi i gjykatёs dhe aq mё afёr tё vёrtetёs reale jemi. Prokurori gjatё tёrё punёs sё tij udhёhiqet nga ndjenja si tё fitojё drejtёsia dhe jo rasti i tij apo saj. Kur fiton drejtёsia fitojё gjithё. Sa mё afёr tё vёrtetёs aq mё afёr drejtёsisё jemi dhe sa mё afёr drejtёsisё aq mё tё qetё nё shpirt jemi pёr punёn tonё qё e bёjmё.
Ju duhet tё vendosni nё bazё tё bindjes së lirë dhe provave ekzistuese dhe asgjeje tjetёr. Ky vendim e përcakton kredibilitetin e vetë Prokurorit dhe dëshmon integritetin e tij personal dhe profesional. Unё shpesh them ta sundojmё ligjin me ligj.
I ftoj Prokurorët të ushtrojnë punën e tyre me integritet, por edhe të bashkëpunojnë njëri me tjetrin, me policinё, gjykatat, avokatёt, qytetarёt, mediat, shoqёrinё civile, partnerёt ndёrkombёtarё në arritjen e qëllimit të përbashkët të drejtësisë.
Zonja dhe zoterinj,
Qytetarёt mё tё drejtё presin nga ne mё shumё, i ftoj edhe qytetarёt qё t`i shohin prokurorёt si persona qё nuk kanё frikё pёr qytetarёt, ata janё mbrotja e tyre dhe se ata mbrojnё drejtёsinё dhe tё drejtёn. Ata mbrojnё qytetarin, jetёn, lirinё, pronёn, familjen, synimet e tyre pёr jetё tё qetё dhe tё lirё nga çdo lloj frike. Sistemi i drejtёsisё duhet t`i frikesoj vetёm tё padrejtёt pa marr parasysh fuqinё e tyre politike, ekonomike, kёrcёnuese apo fisnore qё mund ta ketё dhe i mbron tё gjithё tё tjerёt qё janё krejt qytetarёt. Ligji forcon tё dobtёt por edhe tё fortёt i vё nё korniza tё tij.
Kemi dëgjuar dhe parë në raporte se “politika po ndikon në gjyqësor”, më lejoni t`u them se jo vetëm politika, por çfarë do ndikimi tjetër mund të bëhet vetëm nëse ju si Prokurorë dhe si individ e lejoni këtë. Prokurorët duhet ta bëjnë vetveten të pa-ndikushëm. Pёr kёtё e kanё fuqinё e ligjit dhe u ftoj ta ushtroni. Ju duhet ta mbroni vehten nga tjerёt dhe tё tjerёt nga vehtja.
Të nderuar Prokuror,
“Të qenit Prokuror nuk është vetem Profesion por është Mision”, ashtu sikur ёshtё edhe vetё kërkimi i drejtësisë, Mision. Prokurorët duhet të jenë Misionarë të Drejtësisë dhe t`i përkushtohen punës dhe zbardhjes së drejtësisë plotësisht. Prokurorët në Drejtësi janë sikurse prijёsit fetar, Hoxhallaret, Priftërinjtë apo rabinet, ose të them individët përpara se të vendosin që t`i bashkohen, gjenden para një vendimi shumë të rëndësishëm, të heqin dorë nga një jetë normale për një qëllim më të lartë. Andaj kur ata vendosin t`i bashkohen misionit fetarë heqin dorë nga të gjitha aspektet e tjera të jetës dhe tërë qenien e tyre ua përkushtojnë Zotit dhe fesë, në shërbim të popullit. Ata veprojnё me mendje tё hapur, shpirt racional dhe tё qilter, me devotshmeri. Ata jetojnë duke u thirrur në këto parime që janë të pathyeshme. Kjo është arsyeja pse janë të besueshëm për qytetarët. Qytetarët rrëfehen tek prifti për shkak të besimit që kanë krijuar, se çfarëdo informate që ndajnë me ta nuk do të keqpërdoret dhe do të përdoret për qëllimet më të mira.
Edhe Prokurorët, me punë dhe përkushtim, duhet të dëshmojnë intengritetin dhe profesionalizmin e tyre tek qytetarët, në këtë formë të krijojnë besueshmëri tek qytetarët se duhet të lajmërohen rastet dhe se viktimave mund t`u ofrohet dhe garantohet mbrojtje e të drejtave të tyre. Andaj i ftoj qytetarёt tё bashkёpunojnё me ju. Drejtësia mund të arrihet vetëm nëse ne besojmë në të dhe jemi të gatshëm që secili nga ne të sakrifikojmë nga pak nga jeta jonë për një qëllim më të madh. Ne duhet të punojmë së bashku që të ndryshojmë perceptimin për Drejtësinë në Kosovë.
Nё kёtё mision nuk jeni vetem, keni mbёshtetjen edhe nga sektorёt tjerё tё drejtёsisё, keni qytetarёt dhe mediat, keni shoqёrinё civile dhe partnerёt tanё ndёrkombetarё. Por tё gjithё vijnё pas jush, ju jeni prijёtar.
Zonja dhe zotёrinj,
Sistemi i drejtёsisё qё nga paslufta ka qenё i ndihmuar nga misione ndёrkombetare, fillimisht nga UNMIK-u dhe tani nga EULEX-i, pёr çka jemi falёnderues. Ne sot flasim për transfer të kompetencave nga EULEX-i, por paraprakisht ne duhet të dëshmojmë që jemi të gatshëm t`i pranojmë këto detyra shtesë dhe t`i kryejmë me sukses.
Ka ardhur koha qё drejtёsia e Kosovёs tё ketё adresё dhe atё prokurorёt dhe gjyqtarёt vendor, ka ardhur koha qё drejtёsia jonё dhe njerёzit e saj tё kenё krenari, ka ardhur koha qё prijёsit dhe njerёzit e drejtёsisё tё kenё emёr tё perveqёm, ka ardhur koha qё ne t`i prijmё drejtёsisё dhe ta ndёrtojmё dhe ofrojmё drejtёsinё pёr njeriun dhe vendin tonё.
Ne kemi ndёrtuar atё qё e quaj arkitekturё tё drejtёsisё, kemi ligje tё mira dhe demokratike, kemi gjyqtarё dhe prokuror profesionist qё kanё kushte tё mira pёr punё tё pavarur tё paanshme dhe profesionale. Kemi vёnё standard nё drejtёsi nё mёnyrё qё ta bёjmё edhe mё funksionale.
Ne duhet dhe mundemi tё bёjmё mё shumё pёr tё rritur besimin nё drejtёsi. Ju e keni fuqinё ligjore, intelektuale, njerёzore pёr ta bёrё kёtё dhe ne kemi vullnet t`u pёrkrahim dhe mundёsojmё tё kryeni punёn tuaj me nderё dhe pёrgjegjёsi.
Ministria e Drejtësisë dhe unë, kemi qenë dhe jemi të gatshëm të mbështesim forcimin e sundimit të ligjit, qoftë përmes reformave ligjore, qoftë përmes formave të tjetra të asistencës teknike dhe financiare.
Andaj për fund dëshiroj t`iu uroj festat e fundvitit me shpresën që viti në vijim të punojmë më shumë së bashku në rritjen e besimit nё drejtёsi. Unё besoj nё drejtёsi, unё besoj sinqerisht nё shumicёn prej jush.
Paqi fat.
Ju faleminderit