Skip to content
Sistemit noterial të Kosovës i shtohen gjashtë noterë të rinj

Sistemit noterial të Kosovës i shtohen gjashtë noterë të rinj

Prishtinë, 14/05/2014

Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, para Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot dhanë betim gjashtë noterë të rinj të Republikës së Kosovës.

Pas ceremonisë së betimit, Ministri Kuçi kërkoi nga noterët që profesionin e ri dhe përvojën paraprake ta vejnë në shërbim të qytetarëve dhe në dobi të rendit e ligjit dhe punën ta kryejnë në bazë të kompetencave ligjore. 

Kuçi kërkoi nga noterët bashkëpunim, sidomos me noterët që tani me ushtrojnë punën e noterit, në mënyrë që ky profesion të jetë sa me profesional dhe shtoi së Ministria e Drejtësisë me anë të themelimit të sistemit noterial, ka pasur për qëllim ofrimin e shërbimeve më të mira dhe më të shpejta për qytetarët. Noterët të cilët sot dhanë betimin, pasi falënderuan Ministrin Kuçi për punën e mirë që ka bërë në themelimin e sistemit noterial, premtuan angazhim dhe punë duke u bazuar në kompetencat ligjore.

Foto Galeria

Skip to content