Skip to content
Sot është nënshkruar një marrëveshje e rëndësishme midis Agjencisë për Ndihmën Juridike Falas (ANJF) dhe Autoritetit të Regjistrimit Civil (ARC). Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje është të lehtësojë barrën administrative për qytetarët që kanë nevojë për ndihmë juridike falas, duke mundësuar bartjen e të dhënave nga ARC në sistemin e databazës së ANJF-së.

Prishtinë, 09/10/2024
Me këtë marrëveshje, qytetarët nuk do të kenë më nevojë të kalojnë nga një institucion në tjetrin për të siguruar shërbimet që u takojnë. Angazhimi i përbashkët i ANJF dhe ARC, si dhe mbështetje e vazhdueshme nga Ministria e Drejtësisë dhe USAID, do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe në rritjen e besimit të publikut ndaj institucioneve tona.
Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar me angazhim dhe përkushtim në realizimin e kësaj marrëveshjeje, e cila synon të vendosë qytetarin në qendër të sistemit tonë të drejtësisë.

Foto Galeria

Skip to content