Përmes kësaj Strategjie, riafirmohet angazhimi i përditshëm për ndërtimin e themeleve të një të ardhmeje të drejtë, solidare dhe të barabartë.
“Ne besojmë fuqishëm, që duke investuar në drejtësinë tranzicionale, ne investojmë në qëndrueshmërinë shoqërore pa dallim, integritetin e institucioneve dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit”, tha mes tjerash ministrja Haxhiu.
Ministrja e Drejtësisë diskutoi edhe për rezultatet e arritura deri tani, pengesat dhe sfidat të cilat ndodhemi, si dhe inkurajoi për punë të palodhshme dhe avancim të mëtutjeshëm në këtë drejtim.