Skip to content
Sqarim lidhur me ndarjen e çmimit ‘Sali Çekaj’

Sqarim lidhur me ndarjen e çmimit ‘Sali Çekaj’

Prishtinë, 24/12/2014

Ministria e Drejtësisë, duke pasur parasysh disa komente lidhur me ndarjen e Çmimit “Sali Çekaj”, dëshiron të sqarojë procesin e seleksionimit të kandidatëve për çmimin për drejtësi. 

Çmimi për Drejtësi "Hero Sali Çekaj”, ndahet për personat që kanë dhënë kontribut në sistemin e drejtësisë, në fusha të ndryshme. Këtë vit, si edhe viteve tjera çmimi është ndarë post mortem,  për individët që kanë dhënë kontribut të ndryshëm për drejtësi, e që nuk janë më në mesin tonë.

Çmim për drejtësi, i është ndarë profesorëve dhe akademikëve për punën e tyre në edukimin e gjeneratave të reja, pastaj individëve që punojnë në misione ndërkombëtare për meritat e tyre të larta në forcimin e sistemit të drejtësisë, dhe gjeneratave të reja të studentëve që sapo kanë filluar karrierën e tyre. 

Ndërtjera, sikurse edhe  viteve të tjera, me propozim të Këshillit Gjyqësor, respektivisht Këshillit Prokurorial, çmimi për drejtësi u ndahet edhe individëve të caktuar që kryejnë funksionet e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe që janë pjesë e sistemit.

Ministria e Drejtësisë ka dërguar kërkesë tek Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, për nominim të individëve që ata konsiderojnë se janë meritorë për çmimin për drejtësi, duke pasur parasysh se gjyqësori funksionon si i pavarur dhe të dy këshillat e mbikëqyrin punën e gjyqtarëve, respektivisht prokurorëve, dhe janë të familjarizuar për së afërmi me punën dhe kontributin individual të gjyqtarëve dhe prokurorëve. 

Edhe kësaj radhe, propozimi për ndarjen e çmimit për prokurorë ka ardhur nga Këshilli Prokurorial, dhe Ministria e Drejtësisë e ka nderuar atë propozim në bazë të praktikës ekzistuese, duke respektuar propozimin e dhënë nga Këshilli si organi më kompetent në vlerësimin e punës së prokurorëve. 

Foto Galeria

Skip to content