
Institucione të cilat jo vetëm paragjykojnë, por dhunojnë psiqikisht viktimën me pyetjet patriarkale, me injorimin deri në përbuzje të gjendjes së saj.
Çfarë bëre ti që ai të sulmoi? Pse i dhe shkas që ai të bëjë këtë gjest? A nuk e kërkove vet thikën pas shpine? A mbase vetëm viktimizohesh sepse thikën në shpinë e ke ngulur vet. Sepse….edhe një qytetar kishte therur vetën me thikë 11 herë, para pak vitesh. Sepse “gjithçka është e mundur”.
Drama pasqyron një realitet ende të hidhur, të mendësisë patriarkale edhe në institucione, nga të cilët ka ende të atillë që nuk e kryejnë detyrën e vet me përgjegjësi dhe me kompetencë. Sadizëm ndaj viktimës e cila kërkon shpëtim. Madje kur ajo pret të lindë fëmijën e saj.
Përbuzje, poshtërim, dhunë, krim, ndaj gruas që pret të lindë në dritë fëmijën e saj pa fat.
Kjo shfaqje u dha në kuadër të fushatës së “16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.
Shfaqja u dha nga aktorët e respektuar: Rebeka Qena, Ardian Morina, Armend Ismajli.
Regjisor: Kushtrim Koliqi