Skip to content
Strategjia për Drejtësi Tranzicionale shumë shpejtë procedohet në Qeveri

Strategjia për Drejtësi Tranzicionale shumë shpejtë procedohet në Qeveri

Prishtinë, 16/02/2024

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se Strategjia për Drejtësinë Tranzicionale do të jetë një platformë gjithëpërfshirës që synon promovimin e kulturës së respektimit të të drejtave të njeriut, të vërtetës, drejtësisë dhe kohezionit social në Kosovë.

Tutje ministrja Haxhiu tha se kjo Strategji synon t’i adresojë me përpikëri krimet e tmerrshme të kryera gjatë luftës dhe nevojat e shumta të grupeve të viktimave që janë shfaqur në 24 vitet pas përfundimit të konfliktit.

Ministrja Haxhiu ka falënderuar grupin për punën dhe bashkëpunimin dhe tutje ka potencuar se procesi i hartimit të kësaj strategjia ka qenë koheziv dhe gjithëpërfshirës.

Gjatë këtij takimi, Grupi Punues pas diskutimeve miratoi në parim draftin final të Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale, e cila pritet që shumë shpejtë të procedohet në Qeveri.

Sa i përket kësaj Strategjie janë zhvilluar 30 takime me fokus grupe, nga to, 22 takime kanë qenë të planifikuara me komunitetin shumicë dhe 8 me komunitetet pakicë.

Skip to content