Skip to content
Student nga Universiteti “Haxhi Zeka” vizituan Ministrinë e Drejtësisë

Student nga Universiteti “Haxhi Zeka” vizituan Ministrinë e Drejtësisë

Prishtinë, 16/01/2017

Sot, Zëvendësministri, Florian Dushi, ka pritur në një vizitë studentët e Fakultetit të Juridikut nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë. Gjatë këtij takimi, Zëvendësministri Dushi i njoftoj studentët rreth rolit dhe misionit të Ministrisë së Drejtësisë. 

Studentët fillimisht kanë vizituar Shërbimin Korrektues dhe atë Sprovues, ku nga zyrtarët e këtyre Agjencioneve janë njoftuar rreth aktiviteteve që këto shërbime kryejnë. Ndër të tjera, studentët u interesuan rreth funksionimit dhe ofrimit të shërbimeve brenda qendrave korrektuese e sprovuese në tërë Kosovën. Para studentëve folën zyrtarët të cilat njoftuan studentët rreth numrit të saktë të qendrave dhe mbarëvajtjes në këto qendra.
 
Gjatë vizitës së tyre, studentët u pritën në takim edhe nga Zëvendësministri Dushi, i cili dha sqarime shtesë rreth funksionimit të të gjitha dikastereve të Ministrisë së Drejtësisë që nga themelimi i saj. Zëvendësministri Dushi i inkurajoj studentët që vizita të tilla të organizojnë sa më shumë në institucione adekuate, përfshirë Gjykatat dhe Prokurorin. 

Pas përfundimit të fjalës së Zëvendësministrit, studentët përveç që falënderuan Zëvendësministrin Dushi, ata i ndan edhe një mirënjohje të përgatitur nga Parlamenti i Studentëve të këtij Universiteti.  

Foto Galeria

Skip to content