Skip to content
Suspendohen nga puna dy oficer të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Suspendohen nga puna dy oficer të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Prishtinë, 09/12/2011

 Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, ka suspenduar nga puna oficeret korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Lipjan, S.B dhe B.S.

Të dy oficeret janë suspenduar nga puna me arsyen e lëshimeve në detyrat e punës, gjatë mbikëqyrjes se të burgosurve gjatë qëndrimit të tyre për shërim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lidhur me këtë rast dhe për rastet tjera eventuale, SHKK-ja ka themeluar komisionin disiplinor, i cili komision do të shqyrtojë dhe do të merr masat për të gjithë shkelësit e ligjit. 

Skip to content