Skip to content
Ta freskojmë gjyqësorin dhe prokurorinë me kuadro të reja

Ta freskojmë gjyqësorin dhe prokurorinë me kuadro të reja

Prishtinë, 26/07/2015

Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, sot u certifikuan 48 kandidatë, të cilët e kanë dhënë provimin e jurisprudencës në afatin e qershorit të këtij viti. 

Në këtë ceremoni morën pjesë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, krerët e institucioneve të drejtësisë, si dhe mysafir tjerë. 
Me këtë rast, Ministri Kuçi tha se provimi i Jurisprudencës është shumë i rëndësishëm  për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe se kandidatët të cilët e kanë kaluar këtë provim do të hapin një kapitull të ri për sistemin e drejtësisë, si dhe do të jenë përmirësues të imazhit të drejtësisë në Kosovë.

  
“Provimi i jurisprudencës është një punë e cila ju detyron të merreni vetëm me drejtësi,  kjo nënkupton që duhet të merreni me gjyqësi, prokurori, avokati, si dhe çështje tjera që do t`i ndihmonin drejtësisë në Kosovë. Në vendet e tranzicionit, drejtësia më shumë se profesion është mision, dhe jam i bindur se ju do ta kryeni këtë mision me nder, krenari dhe përkushtim”, tha Ministri Kuçi.

Për rëndësinë e provimit të Jurisprudencës, si hap i parë për inkuadrim në sistemin e drejtësisë folën edhe Kryetari i Gjykatës Supreme, njëherësh Kryetar i Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, Fejzullah Hasani, Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës,  Enver Peci dhe Kryeprokurori Ismet Kabashi. Sipas tyre, dhënia e provimit të jurisprudencës ofron kandidatët një hap me afër inkuadrimit në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Foto Galeria

Skip to content