Skip to content
Takim mes Zëvendësministrave të Drejtësisë së Kosovës dhe Shqipërisë për Forcimin e Bashkëpunimit Juridik

Takim mes Zëvendësministrave të Drejtësisë së Kosovës dhe Shqipërisë për Forcimin e Bashkëpunimit Juridik

Prishtinë, 20/12/2024

Zëvendësministri i Drejtësisë së Kosovës, Vigan Qorrolli, priti sot një delegacion të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga Zëvendësministri Klajd Karameta, në kuadër të një sërë takimesh të përbashkëta për avancimin e bashkëpunimit juridik mes dy vendeve.

Në takim morën pjesë gjithashtu drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës, Gazmend Çitaku, si dhe stafi mbështetës, si dhe Diana Stilo, drejtore e Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë.

Gjatë takimit, zëvendësministri i Drejtësisë së Kosovës, Vigan Qorrolli, theksoi rëndësinë e këtij takim si një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit juridik mes Kosovës dhe Shqipërisë ndërsa zëvendësministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Klajd Karameta tha se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, dëshmon përkushtimin e përbashkët për të ndërtuar2 institucione më të forta dhe për të garantuar drejtësi efikase dhe transparente.

Pas takimit, dy grupet nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës dhe Shqipërisë punuan në sesione konstruktive, duke u fokusuar në detajimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të marrëveshjes ekzistuese.

Takimi u përmbyll me një sesion final, ku delegacionet adresuan komentet dhe vërejtjet përfundimtare mbi draft dokumentin.

Plotësim ndryshimi i Marrëveshjes Dypalëshe për Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, pritet të rrisë efikasitetin dhe efektivitetin e bashkëpunimit juridik mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke forcuar mekanizmat e ndihmës së ndërsjellë në çështjet penale dhe luftën kundër krimit të organizua.

Skip to content