
Shtatë muaj pas miratimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave, Zëvendësministrja Shala takoi Drejtorin e Policisë për të diskutuar mbi të arriturat dhe sfidat në zbatim të Strategjisë. E ndërsa Policia e Kosovës ka marrë përsipër zbatimin e 12 aktiviteteve për një periudhë 3 vjeçare, 11 nga të njëjtat janë në zbatim e sipër.
Trajnime më cilësore e të fokusuara në trajtim më të drejtë të rasteve të raportuara në Polici, mirëmbajtje e zhvillim të dhomave të intervistimit në kuadër të stacioneve policore, zbatim i ligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës si dhe drejt finalizimit të projekt-ligjit për mbrojtje ndaj dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.