Skip to content
Takim virtual në mes të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Jorgan K. Andrews, zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit nga INL

Takim virtual në mes të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Jorgan K. Andrews, zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit nga INL

Prishtinë, 24/05/2021

Ky takim pati për qëllimi shpalosjen e aktiviteteve të Ministrisë së Drejtësisë, dhe shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit dhe mbështetjes në sektorin e sundimit të ligjit.

Ministrja potencoi reformën në drejtësi, si domosdoshmëri të institucioneve të Republikës, përshirë rishikimin funksional, vettingun, kompletimin e pakos ligjore anti-korrupsion dhe zbatimin më të efektshëm të saj, konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, dhe dhunën në familje.

Jorgan Andrews, vlerësoi prioritetet e Ministrisë, në veçanti çështjet e sundimit të ligjit dhe dhunës në familje, të cilat sipas z. Andrews, janë prioritet gjithashtu edhe për ata.

Përtej kësaj, z. Andrews, shtoi se është e rëndësishme të adresohen çështjet që ndërlidhen me luftimin e korrupsionit dhe rëndësinë e forcimin e institucioneve, si veprim drejt fuqizimit të sundimit të ligjit.

Nga të dy palët, u shpreh vullnet për bashkëpunim në adresim të sundimit të ligjit dhe luftim ndaj korrupsionit.

Skip to content