Skip to content
Takime të frytshme rreth luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Takime të frytshme rreth luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Prishtinë, 23/06/2023

Ministrja, po ashtu përmendi faktin që raportet e CEPEJ, po e ndimojnë Ministrinë e Drejtësisë në hartim të politikave sepse të njëjtat janë pasqyrim i arritjeve sikurse edhe sfidave, por po ashtu na ndihmon të shohim progresin krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në takim të ndarë, delegacioni u takua me z. Mustafa Ferati, përgjegjës i mekanizmit kundër krimit ekonomik. Ministrja Haxhiu ka përmendur nismat të cilat Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë gjatë këtij mandati në fushën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si Ligji për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Ligji për Deklarimin e Pasurisë dhe të Ardhurave, Byroja Shtetërorë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe Fondi i Konfiskimit, por edhe aktet nënligjore për sinjalizimin e shkeljeve. 

Ministrja ka falënderuar z. Ferati për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës nëpërmjet projektit PECK 3, si dhe shprehu gatishmërinë për zgjerimin e këtij bashkëpunimi. 

Ditën e dytë e mbyllëm në një takim të ngrohtë me znj. Luciani dhe znj. Lasen – Diaz, duke i shkëmbyer pikat kyçe dhe çështjet kryesore për adresim pas kësaj vizite. 

Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë angazhimin në luftimin e krimit dhe korrupsionit, dhe bashkëpunimi me partnerë si Këshilli i Evropës mbetet tejet me rëndësi në përmbushjen e objektivave tona reformuese.

Foto Galeria

Skip to content