Skip to content
Takimi i parë i Grupit Koordinues Ndër-Ministror, Kundër Dhunës në Familje

Takimi i parë i Grupit Koordinues Ndër-Ministror, Kundër Dhunës në Familje

Prishtinë, 30/04/2021

Grupin e përshëndeti dhe përgëzoi me fjalë hyrëse Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu.

Në takim u paraqitën aktivitetet e parapara nga Ministria e Drejtësisë dhe institucionet tjera pjesëmarrëse në adresimin e fenomenit të dhunës në familje, me qëllim të harmonizimit të veprimeve institucionale sipas përgjegjësive të secilit institucion.

Gjithashtu u dakordua takimi i rregullt i Grupit Koordinues Ndër-Ministror Kundër Dhunës në Familje, çdo javë të fundit të çdo muaji.

Skip to content