
Ministri Selimi, në kuadër të takimit, ka përmendur edhe disa nga veprimet konkrete që lidhen me luftën kundër korrupsionit, finalizimin e Kodit Civil, rëndësinë e themelimit dhe funksionalizimit të Gjykatës Komerciale, si dhe krijimin e një paneli të veçantë në kuadër të kësaj gjykate, që do të trajtonte vetëm investimet e huaja.
Ambasadori Orlando vlerësoi nismat e ndërmarra nga ministri Selimi për reformimin e sistemit të drejtësisë. Ai u shpreh se Italia do të vazhdon të jetë krah Kosovës, duke ofruar mbështetje në forcimin e shtetit ligjor dhe në luftën kundër korrupsionit.
Në vijim të marrëdhënieve të mira, ministri Selimi dhe Ambasadori Orlando ranë dakord për nevojën e rritjes së mëtejshme të komunikimit dhe identifikimit të mënyrave të reja të bashkëpunimit për të vazhduar partneritetin e ngushtë mes dy vendeve, sidomos në fushën e drejtësisë.