Skip to content
Takohen Ministri Kuçi dhe Eurodeputetja Lunacek

Takohen Ministri Kuçi dhe Eurodeputetja Lunacek

Prishtinë, 20/04/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Eurodeputeten,  Ulrike Lunacek, të cilën e ka falënderuar për kontributin dhe përkrahjen e dhënë Kosovës në Parlamentin Evropian. 

Gjatë këtij takimi, znj. Lunacek dhe Ministri Kuçi kanë diskutuar për proceset e integrimit evropian nëpër të cilat po kalon Kosova, implementimin e marrëveshjes së drejtësisë të arritur në Bruksel, si dhe për bazën ligjore për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare për krijimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. 
 
Ministri Kuçi ka vlerësuar lartë rolin e Parlamentit Evropian për ta shtyrë përpara agjendën Evropiane të Kosovës. Parlamenti Evropian shumë herë përmes rezolutave i ka bërë thirrje deputetëve të Parlamentit Evropian nga rradhët e pesë shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën që t’i ndjekin hapat drejt njohjes së plotë të Republikës së Kosovës.  

Foto Galeria

Skip to content