Përmes uljes së tarifave në sistemin e drejtësisë, është lehtësuar barra financiare për qytetarët dhe është rritur qasja në shërbime juridike për të gjithë, pa dallim.
✅️Zbritje prej 50% për kandidatët për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës;
✅️Zbritje prej 25% për shërbimet noteriale;
✅️Zbritje prej 40% për përmbaruesit privat, sidomos në rastet me vlerë të vogël të lëndës përmbarimore të cilat më së shpeshti preknin qytetarin e varfër.
Ky mbetet zotim i qartë për një drejtësi më të afërt me qytetarin, ku e drejta nuk mbetet privilegj i atyre që kanë mundësi financiare, por garantohet si e drejtë e barabartë për secilin.