Skip to content
Telegram ngushëllimi i Zëvendëskryeministri Kuçi, me rastin e vdekjes së Prokurores Zyhra Ademi

Telegram ngushëllimi i Zëvendëskryeministri Kuçi, me rastin e vdekjes së Prokurores Zyhra Ademi

Prishtinë, 30/01/2012

Prishtinë, 30 janar 2012

E nderuara familje ADEMI,

I nderuari Kryeprokuror i Shtetit, Ismet KABASHI,

Me pikëllim të thellë kuptuam lajmin për vdekjen e Prokurores së Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës, zonjës Zyhra Ademi. 

Zonja Ademi do të kujtohet gjithmonë me punën e saj të palodhshme dhe të drejtë gjatë veprimtarisë së saj si avokate, gjyqtare dhe prokurore e Prokurorisë së Shtetit. Ajo do të shërbejë gjithmonë si shembull që duhet ndjekur nga kolegë të saj dhe gjeneratat e reja për zellin dhe profesionalizmin që ajo tregoi gjithmonë. Ne do ta kujtojmë e nderojmë personalitetin e zonjës Ademi për kontributin e çmueshëm që ia dha sistemit drejtësisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

Duke bashkëndjerë më të gjithë Ju familjarë dhe kolegë të saj nga Prokuroria e Shtetit e Republikës së Kosovës, me lejoni që në emrin tim personal dhe në emrin e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës, t’Ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta. 

Me respekt,
Hajredin KUÇI
Zv. Kryeministër dhe Ministër i Drejtësisë së Republikës së Kosovës

Skip to content