Skip to content
Telegram ngushëllimi i Zëvendëskryeministrit Kuçi, me rastin e një vjetorit të vdekjes së znj. Nekibe Kelmendi

Telegram ngushëllimi i Zëvendëskryeministrit Kuçi, me rastin e një vjetorit të vdekjes së znj. Nekibe Kelmendi

Prishtinë, 19/06/2012

E nderuara familje KELMENDI,

Sot në një vjetorin e vdekjes së bashkëpunëtores, koleges, Deputetes, Ministres, veprimtares së palodhur të çështjes kombëtare, zonjës Nekibe Kelmendi, vazhdon të mbetet i gjallë kujtimi për të, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj të dhënë në të gjitha proceset e rëndësishme që ka kaluar Kosova, në rrugëtimin e gjatë për liri dhe pavarësi.

Zonja Kelmendi do të kujtohet gjithnjë për kontributin e saj në politikën kosovare, në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, për angazhimin në ndërtimin e Kosovës së pasluftës, dhe kontributin në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovës. Zonja Kelmendi gjithashtu do të kujtohet me shumë krenari për shëmbëlltyrën e denjë të një gruaje dhe nëne të vërtetë shqiptare edhe në momentet më të vështira të saj kur me shumë dinjitet dhe forcë është përballur me dhimbjen për bashkëshortin dhe bijtë e saj që ranë për lirinë e Kosovës. 

Andaj, duke i shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të Ministrisë së Drejtësisë për Familjen Kelmendi, më lejoni t’ju kujtoj se ne vazhdojmë të punojmë çdo ditë që idetë, projektet dhe vizioni i zonjës Nekibe Kelmendi për Kosovën shtet ku do të sundojë ligji dhe drejtësia të bëhen realitet.

Në përmbushjen e këtij detyrimi kujtimi, emri dhe vepra e zonjës Kelmendi do të jenë për ne një burim i madh frymëzimi.

Me respekt të thellë,
Hajredin KUÇI
Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Drejtësisë së Republikës së Kosovës 

Skip to content